Aksidenti me 5 të vdekur/ Në Shqipëri për pushime, mes viktimave dhe dy turistë nga Ukraina

Shqipëria

Aksidenti me 5 të vdekur/ Në Shqipëri për pushime, mes viktimave dhe dy turistë nga Ukraina

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 23:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mesin e 5 viktimave të aksidentit të rëndë që u regjistrua ditën e sotme, ishin dhe dy turiste nga Ukraina. Policia njofton se kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve me iniciale T. F., 48 vjeçe dhe O. F., 53 vjeç banues në Ukrainë.

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç  banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë, T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat