Aksidenti me 5 viktima, Gonxhe merr ”në mbrojtje” shoferen: Të hetohet edhe furgoni

Shqipëria

Aksidenti me 5 viktima, Gonxhe merr ”në mbrojtje” shoferen: Të hetohet edhe furgoni

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 00:27
Blendi Gonxhe

Aksidenti i sotëm në Sarandë ku ngelën të vdekur 5 persona ka ngjallur shumë reagime.

Si pasojë e përplasjes së një furgoni me një mjet tip “Land Rover”, i cili drejtohej nga 22 vjeçarja Rexhina Çelhaka, për pasojë furgoni ra në greminë.

Pas publikimit të identitetit të shoferes së “Land Roverit”, shumë qytetarë filluan kritikat ndaj vajzës së re, por drejtori i DPSHTRR-së, Blendi Gonxhe, ka kërkuar që të mos gjykohet pa dalë raporti i ekspertëve të policisë.

Sipas tij, në mot me shi Qafa e Muzinës ka qenë një rrugë e vështirë edhe për shoferët me eksperiencë.

Ai tregon se 22 vjeçarja e ka marrë mjetin nga xhaxhai i saj, teksa shton se duhet pritur të analizohet edhe furgoni që ra në greminë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat