Situata e Covid-19 në vend/ Tritan Shehu: Shifrat janë më alarmante se një vit më parë

Shqipëria

Situata e Covid-19 në vend/ Tritan Shehu: Shifrat janë më alarmante se një vit më parë

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:20
Tritan Shehu

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka ngritur alarmin për përkeqësimin e situatës së Covid-19 në vend.

Me një postim në Facebook, Shehu shkruan se indekset epidemiologjike janë më alarmante se një vit më parë.

Po ashtu ai ka renditur disa masa që sipas tij qeveria duhet të ndërmarrë.

Postimi i plote

Covid, gjendja po perkeqesohet frikshem- Qeveria ne ”gjume letargjik”!

Indekset epidemiologjike sot jane shume me alarmante se nje vit me pare.

Dhe te mos harrojme se me tej ndodhi perkeqesimi si pasoje e keq menaxhimit, qe coi ne humbje tragjke me 16 mije jete e 50 mjeke, demtime masive ne shendet e financat qytetare.

Kam shprehur e shpreh te gjithe shqetesimin tim per nje fund vjeshte e dimer me pasoja me te renda nga i kaluari, nqs nuk dilet nga “boshlleku” i masave, nqs nuk korregjohen politikat krej te gabuara: qe jam i detyrua t’i perseris:

—Vaksinim masiv vetem me vaksina te certifikuara nga EMA, pavaresisht kalimit ose jo te semundjes.

—Ri vaksinim me dy doza te te gjithe atyre qe u jane aplikuar vaksinat e pa certifikuara e te ka efekeshme, si ato kineze e ruse.

—Ulje e moshes se vaksinimit ne 12 vjec.

—Marja e masave per fillimin e aplikimit te dozes se trete, 6-9 muaj nga e dyta.

—Pregatitjen e kujdesit paresor per zgjerimin e forcimin e procedurave mjekueses ambulatore, te rimbursuara.

—Pregatitjen e sistemit spitalor edhe ne periferi per te trajtuar ta semuret, qe u nevojitet hospitalizim

—Permiresim sipas parametrave europiane te sherbimeve te reanimacioneve ne qender e periferi, per te koregjuar eksperiencen tejet negative te deri tanishme.

—Stimulimin e laboratoreve te vendit, publik e jo publik, per tu pregatitur per rolin e tyre te rendesishem, se bashku me liberalizimin e testimeve.

— Krijimin e nje sistemi ambulator Post Covid poli valent ne nivel vendi.

Dikujt, qe mund te me thote se perseritja eshte nena e merzitjes, une i pergjigjem:

E vertete kjo, por mund te jete dhe babai i dijes per ata qe me veshtiresi kuptojne e arsyetojne, sic eshte kjo Qeveri.

Sidoqofte te shresojme te ndodhe keshtu…..por pak shprese kam!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat