Rriten lehtë temperaturat, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Rriten lehtë temperaturat, parashikimi i motit për sot

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 07:28
Ilustrim

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në territorin shqiptar, ndërsa në zonat lindore do ketë vranësira kalimtare. POR pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë por nuk priten reshje.

Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mësditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat