Ekzekutohet me armë zjarri 49-vjeçari

Shqipëria

Ekzekutohet me armë zjarri 49-vjeçari

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Rikthehen vrasjet në Tropojë. Nga raportimet e para mësohet se një për person është vrarë me armë në fshatin çeren ku ka mbetur i vrarë një person.

A.I mësohet se ka vrarë Isat Goçin dhe në kërkim është A. Ismailsufaj. Ai është bashkëfshatar me viktimën, e konflikti mes tyre ka qenë i momentit. Ai ka qenë punonjës i shërbimit të zjarrfikësve.

Njoftimi i policisë:

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat