Aksident në Koplik, plagoset 76-vjeçari me bashkëshorten

Shqipëria

Aksident në Koplik, plagoset 76-vjeçari me bashkëshorten

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Burrë e grua kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në Malësi të Madhe.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Rotondo e Koplikut”, ku një mjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A.Z., 24 vjeç banues në Koplik të Sipërm ka përplasur një motoçikletë.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, shtetasi B.H., 76 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja T.H., 67 vjeçe banues në Malësi e Madhe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit  Rrugor  u bë arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit A.Z.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat