Bulevardi kryesor i Kamzës “pagëzohet” me emrin “Nënë Tereza”, flet Spiropali

Shqipëria

Bulevardi kryesor i Kamzës “pagëzohet” me emrin “Nënë Tereza”, flet Spiropali

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 19:13
Elisa Spiropali

Bulevardi kryesor i qytetit të Kamzës, ka marrë emrin “Nënë Tereza”, në nderë të shenjtëtores shqiptare.

Gjatë një ceremonie zyrtare të zhvilluar ditën e sotme në bulevardin e ri, ku të pranishëm ishin dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, kryetari i Bashkisë, Rakip Suli si dhe kryetari i Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi është vendosur edhe shtatorja e Nënë Terezës, e realizuar me mjeshtëri nga skulptori Ardian Pepa.

Bulevardi “blu”, siç ishte emërtuar nga administrata e dikurshme, me vendim të Këshillit Bashkiak ka ndërruar tanimë emrin, duke u quajtur Bulevardi “Nënë Tereza”, një vendim i mirëpritur edhe nga qytetarë të shumtë të Kamzës të cilët ishin pjesëmarrës në ceremoninë inaguruese.

Ministrja Spiropali u shpreh se: “ky bulevard do të mbajë emrin e shenjtores në nder të misionit të saj të papërsëritshëm. Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat