Bastet vazhdojnë, në telefon/ U mbyllën qepenat por jo aktiviteti i lojërave të fatit

Shqipëria

Bastet vazhdojnë, në telefon/ U mbyllën qepenat por jo aktiviteti i lojërave të fatit

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Ligjet per lojërat e fatit mbyllën qepenat e pikave të basteve por nuk e kanë ndalur aktivitetin. Kumari dhe lojërat e tjera të fatit kanë lulëzuar online dhe njerëzit e varur prej tyre e kanë më afër e kurrë, në telefon.

Gazetaren Rudina Muça ka marrë dëshminë e një përdoruesi të tyre.

DENONCUESI: Unë jam një djalë që jetoj në Tiranë. Sa kohë kam që luaj bixhoz? Besoj 15 vite, si fillim luaja në kazino me shumë të vogla, pastaj loto e më pas të gjitha llojet e bixhozit ose të lojërave të fatit.

GAZETARJA: Ke qenë 15 vjec kur ke nis të luash, paratë ku i gjeje?

DENONCUESI: Familjarisht kemi qenë shumë mirë nga gjendja ekonomike, nuk e kam pas problem të siguroja para.

GAZETARJA: Cila ka qenë shumë më e madhe që ke humbur?

DENONCUESI: Brenda një ditë 5 mln lekë të vjetra. është adrenalinë shumë e madhe, shumë emocionuese. Hera-herës te tërheq aq shumë sa ke dëshirë mos të dalësh fare nga loja. Do të rrish e të luash, të luash.

GAZETARJA: Je i vetëdijshëm që aty humb para nuk fiton?

DENONCUESI: Cdo njeri është i vetëdijshëm që humb, por ta thashë ne nuk luajmë për të fituar, por për adrenalinë.

GAZETARJA: Tani kazinotë dhe lojërat e fatit janë mbyllur.

DENONCUESI: Janë mbyllur vetëm qepenat, por aktiviteti vazhdon.

GAZETARJA: Si?

DENONCUESI: Si?! Faktikisht është më mirë tani pasi luan rehat nga telefoni.

GAZETARJA: Luan çdo ditë?

DENONCUESI: Po çdo ditë. efekt Ky është website dhe kemi të gjitha sportet këtu. Ndeshjet e futbollit live, të qenve dhe kazinotë. Çdo lojë fati që një kazino kishte në 2000 metra katrorë këtu në telefon e ke të përmbledhur në 20 cm.

GAZETARJA: Tani mund të luash?

DENONCUESI: Po, por momentalisht jam pa kredit pasi i lash të gjitha lekët dje.

GAZETARJA: Ndonjë ditë a do të heqësh dorë?

DENONCUESI: E mendoj shumë herë, por e kam të pamundur. reflektoj kur jam vetëm, por shumë e vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat