Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 4 të lënduar

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, 4 të lënduar

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Bishqem janë përplasur tre mjete, përkatësisht mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç dhe makina tjetër tip ” Fuoristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë lëndime dy pasagjerët e mjetit tip “Foristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Më datë 06.09.2021, rreth orës 15:30, në aksin rrugor Elbasan-Peqin,  në fshatin Bishqem, Peqin, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin I.V., rreth 40 vjeç, banues në Fier, dhe me mjetin tip ” Foristrad” me drejtues shtetasin A.T., 57 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur dy pasagjerët e mjetit tip “Fuoristrad” dhe dy drejtuesit e mjeteve tip “Benz”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat