Përplasen dy automjete në aksin Lushnje-Berat, plagosen 5 persona, detajet e para

Shqipëria

Përplasen dy automjete në aksin Lushnje-Berat, plagosen 5 persona, detajet e para

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 19:08
Foto

Një aksident është shënuar në aksin Lushnje-Berat këtë të martë.

Një automjet tip Land Rover me targa AA139ST dhe një mjet tip Ford me targa greke janë përfshirë në aksident pranë fshatit Cukas.

Sipas informacioneve të siguruara nga Top Channel mjeti me targa greke ka tentuar të kthehet majtas për të hyrë në një biznes aty pranë, ndërsa manovra nuk është vënë re nga drejtuesi i fuoristradës, gjë që ka sjellë përplasjen e mjeteve. Të dy automjetet nga përplasja e fortë kanë përfunduar në kanalin jashtë rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur pesë persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Lushnjes dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e e plotë të rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat