Bushati: Rama po shfrytëzon afganët për të mbyllur vjedhjen e zgjedhjeve

Shqipëria

Bushati: Rama po shfrytëzon afganët për të mbyllur vjedhjen e zgjedhjeve

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 21:06
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati është i mendimit se kryeministri Rama ka zgjedhur t’i pranojë në mënyrë vasale afganët në Shqipëri që të mbyllë çështje më të mëdha politike.

Në emisionin “Shock”, Bushati theksoi se Shqipëria ka një problem profesional përveçse parimor në pritjen e afganëve që i largohen pushtetit të talebanëve.

Për aspektin profesional, Bushati nënkuptoi faktin se nuk ka siguri nga personat që priten.

“Ne po pranojmë këtu njerëz pa certifikatë sigurie, ne nuk e dimë ata janë bashkëpunëtorë të talebanëve apo jo, kjo ka të bëjë me sigurinë dhe një shtet serioz këtë nuk e pranon,” – u shpreh Bushati.

“Ne po sillemi si vasalë, jo si shtet mikpritës,” – këmbënguli më tej Bushati

“Doli Olta Xhaçka, tha do presim disa qindra, doli Niko Peleshi tha mund të shkojë dhe te njëmijëshja, pastaj doli Edi Rama tre mijë tha, pastaj doli nja tre ditë më vonë katër e bëri,” – solli në vëmendje analisti.

Sipas Bushatit Rama i ka hapur dyert afganëve për të fituar pikë politike për vete.

“Rama po shfrytëzon disa afganë të mjerë për të mbyllur vjedhjen e zgjedhjeve, për të luftuar Sali Berishën, Lulzim Bashën e të tjerë,” – theksoi Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat