U strehuan në Shqipëri, familja afgane infektohet me koronavirus, fëmija shtrohet në spital

Shqipëria

U strehuan në Shqipëri, familja afgane infektohet me koronavirus, fëmija shtrohet në spital

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Mes të shtruarve në pavijonin e posaçëm në Pediatri në “QSUT” ndodhet edhe një fëmijë afgan 2-vjeç.

Gazetarja Ema Shazivari mëson se të gjithë anëtarët e një familje afgane, prindërit dhe tre fëmijët që mbërritën pak ditë më parë në Tiranë u infektuan me COVID-19.

Por në spital është shtruar vetëm 2-vjeçari. Nëna me dy fëmijët e tjerë qëndrojnë në shtëpi, babai pranë vajzës në Pediatri.

Në total deri tani në Shqipëri kanë ardhur për strehim mbi 600 afganë, ndërsa në total pritet që të vijnë rreth 4 mijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat