Me biznes të paregjistruar dhe jashtë orarit, gjobë 1 mln lekë për administratorin e lokalit

Shqipëria

Me biznes të paregjistruar dhe jashtë orarit, gjobë 1 mln lekë për administratorin e lokalit

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 16:27
Foto

Administratori i një lokali është gjobitur me 1.000.000 lekë dhe vënë nën hetim pasi nuk kishte regjistruar biznesin në QKR dhe po ushtronte veprimtarinë jashtë orarit të caktuar.

Gjithashtu janë gjobitur edhe 23 klientë me 10.000 lekë.

Gjatë kontrollit të ambientit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël kanabisi.

Sarandë

Vijojnë kontrollet nga Policia e Sarandës, për monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar duke qenë i parregjistruar në QKR, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i një subjekti. Ndëshkohen me masë administrative edhe 23 klientë të subjektit. Sekustrohen pajisjet muzikore dhe një sasi e vogël kanabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në vendin e quajtur “Ura e Kranesë” 1 subjekt që po vijonte organizimin e aktivitetit me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Në vijim të veprimeve specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht administratorin e subjektit shtetasin V(D). M., 45 vjeç, për veprat penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” Ushtrimi pa lishencë i veprimtarive financiare”, dhe ”Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Gjithashtu, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për administratorin e subjektit, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, dhe masa administrative 10.000, për 23 klientë, të konstatuar në subjekt. Gjatë kontrollit të ambientit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat