Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësori

Shqipëria

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, humb jetën këmbësori

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Sipas njoftimit të policisë, një 62-vjeçar që po drejtonte një mjet tip “Ford”, përplasi një këmbësor, rreth 60 vjeç.

Për shkak të plagëve të rënda, ai humbi jetën në vend, ndërsa ende nuk është identifikuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat