U përplasën nga automjetet, tre persona në gjendje të rëndë për jetën, arrestohen shoferët

Shqipëria

U përplasën nga automjetet, tre persona në gjendje të rëndë për jetën, arrestohen shoferët

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi duke drejtuar mjetet e tyre kanë përplasur, tre të tjerë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Policia njofton se në pranga janë vënë M. I., 31 vjeç i cili ka përplasur një drejtues biçiklete në rrugën e Kavajës, R. Sh., 56 vjeç pasi ka përplasur një 21-vjeçar që po udhëtonte me motor, dhe B. M., 38 vjeç i cili ka përplasur një këmbësor.

NJOFTIMI

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

M.I., 31 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës ka përplasur drejtuesin e biçikletës shtetasin F. T., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore;

R. Sh., 56 vjeç, pasi në rrugën dytësore “Panvaresia”, ka përplasur motorrin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin E. Ç., 21 vjeç i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore;

B. M., 38 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke drejtuar ciklomotorrin ka aksidentuar këmbësorin A. Gj., 78 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat