Çmimet rriten më shumë pagat, rritja e pagës minimale nuk jep zgjidhje

Shqipëria

Çmimet rriten më shumë pagat, rritja e pagës minimale nuk jep zgjidhje

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 20:11
Dritan Shano

“Prej vitesh në vendin tonë diskutohet fenomeni i pagave. Nga njëra anë, njerëzit ankohen që ato nuk rriten, ndërsa qeveria si politikë të saj ka zgjedhur rritjen e pagës minimale. Kjo metodë nuk po funksionon. Ekonomia shqiptare në vitet e fundit pagën mesatare e ka rritur në 56 mijë lekë, ndërsa çmimet janë rritur në disafish më shumë.” 

Fusha më e paguar sipas statistikave është ajo e nëpunësve të lartë te shtetit, ndërsa pas tyre vijnë profesionistët e lartë. Ekonomisti Dritan Shano shpjegon se kjo situatë ku në shtet fitohet më shumë se në privat është një kosto politike.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të pasur edhe një rritje te kënaqshme pagash.

Ekonomisti Shano mendon se duhet të ketë vetëm një prioritet: Ti jepet prioritet absolut arsimit me shpenzime të mëdha publike, por edhe private që mënyrë që të kemi një sistem arsimor të tregut të 21 të lidhur edhe me tregun rajonal dhe global.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat