“Tapë” në timon dhe me shpejtësi mbi 166 km/h në autostradë

Shqipëria

“Tapë” në timon dhe me shpejtësi mbi 166 km/h në autostradë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 00:32
Foto

Policia Rrugore ka arrestuar dy drejtues makinash në gjendje të dehur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nga kontrolli në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit janë vendosur masa administrative dhe janë pezulluar disa leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 128 km/h deri në 166 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende i lartë. Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 16 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Monitorimi ka vijuar dhe në rrugët e brendshme të qytetit me drager, ku si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 0.96 mg/l. Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Si dhe janë vendosur 9 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit” mbyllet njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat