A do të kemi ashpërsim të masave pandemike? Ja çfarë pritet në shtator

Shqipëria

A do të kemi ashpërsim të masave pandemike? Ja çfarë pritet në shtator

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 12:40
Eugena Tomimi

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomimi e ka cilësuar muajin shtator si vendimtar për sa i përket pandemisë së Covid.

Ajo deklaroi se ka shumë rëndësi procesi i imunizimit, kryerja e dy dozave të vaksinave, ku Shtatori është lënë edhe si një muaj i hapur për t’u vaksinuar.

“Kemi ulje të hospitalizuarve për shkak të imunizimit. Aktualisht kemi 175 pacientë të shtruar në spitale.

Transmentueshmëria e Deltës është shumë hera më e madhe se Alfa.  Ashpërsimi i masave varet nga situata e pandemisë. Respektimi i masave është shumë i rëndësishëm për t’u zbatuar. Personat me simptoma të rënda janë kryesisht të pa vaksinuar”, theksoi Tomini në Breaking.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat