Më shumë aksidente gjatë verës/ Ekspertët: Post-blloqet nuk janë shumë efikase

Shqipëria

Më shumë aksidente gjatë verës/ Ekspertët: Post-blloqet nuk janë shumë efikase

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Edhe pse policia rrugore mori një aksion kombëtar në parandalimin e aksidenteve, shifrat tregojnë se gjatë muajve korrik-gusht kemi patur një rritje të numrit të tyre. Në këto dy muaj janë shënuar 296 aksidente nga 260, që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ekspertët shprehen se post-blloqet nuk japin efekt të plotë, por duhet që policia të operojë me aksione blic dhe me mjete që nuk dallohen nga shoferët e papërgjegjshëm.

Rritja e aksidenteve veçanërisht në muajt e verës, për ekspertët erdhi kryesisht nga emigrantët apo turistët e huaj, të cilët mendojnë se nuk mund të ndëshkohen në Shqipëri.

Megjithatë, numri i qytetarëve që kanë humbur jetën më korrik-gusht ka rënë, nga 40 që ishte në 2020, në 37 kete vere.

Shifra në rritje paraqiten edhe përgjatë 8-mujorit, ku nga 765 aksidente, këtë vit u regjistruan 971. Rritje në tetë muaj ka pësuar edhe numri I qytetareve që kanë humbur jetën, konkretisht 143 nga 114 që ishin vitin të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat