Vëllai i pacientit të shtruar në Infektiv: Prej katër ditësh nuk kam asnjë informacion nga mjekët

Shqipëria

Vëllai i pacientit të shtruar në Infektiv: Prej katër ditësh nuk kam asnjë informacion nga mjekët

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Numri i pacientëve në Infektiv rritet nga dita në ditë. Ndërkohë familjarët e tyre të cilët qëndrojnë jashtë spitalit ankohen se nuk kanë asnjë informacion për të afërmit e tyre.

Një qytetar vjen nga Rrogozhina. Prej katër ditësh qëndron jashtë rrethimit, në oborrin e spitalit infektiv. Ka të shtruar vëllain me Covid, por ende nuk ka marrë një informacion nga mjekët se si është gjendja e tij.

Çdo 30 minuta në urgjencën e spitalit infektiv paraqitet një autoambulancë.

Të sëmurët shkojnë me vonesë në spital, kryesisht në javën e dytë të simptomave. Sipas mjekëve, është e gabuar trajtimi me oksigjen në shtëpi pasi kjo vështirëson kurimin në spital.

Pacientët i përkasin të gjitha grupmoshave. E shtruar në infektiv është dhe një vajzë 30 vjeçare shtatzënë, e pa vaksinuar. Mjekët thonë se ajo ndodhet në gjendje stabile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat