Me 214 km/h makinat në Bypass-in e Fierit, arrestohen 33 shoferë

Shqipëria

Me 214 km/h makinat në Bypass-in e Fierit, arrestohen 33 shoferë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Policia rrugore bën me dije se gjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 33 drejtues mjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 176 leje drejtimi, nga këto 111 për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 214 km/h në Bypass-in e Fierit, 60 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4123 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

Ndërkohë policia bën me dije se në pranga ka rënë edhe një shtetas, i cili ka tentuar që t’i japë një shumë parash policisë me me qëllim shmangien e ndëshkimit, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurisë.

Nga Policia Rrugore e Tiranës është goditur një rast i mitëdhënies. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa vendosur rripin e sigurisë, i ka ofruar një shumë parash shërbimeve policore, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.”- njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat