“Turp t’iu vijë”/ Basha me tone të ashpra në Kuvend, çfarë i tha Ballës e Nikollës para se të dilte nga salla

Shqipëria

“Turp t’iu vijë”/ Basha me tone të ashpra në Kuvend, çfarë i tha Ballës e Nikollës para se të dilte nga salla

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:35
Lulzim Basha

E plotësuar (18:03) - Sali Berisha vetë deklarohet si deputet i PD

Sali Berisha është deklaruar në seancën e sotme plenare si deputet i grupit parlamentar të PD, megjithë se PD nuk e regjistroi si pjesë të grupit të saj.

Megjithës Lulzim Basha deklaroi 3 ditë më parë përjashtimin e tij, ish-lideri demokrat ashtu siç e kishte shprehur trego me veprim se vendimi i tij ishte nul.

Basha-Nikollës: Turp të të vijë, merr urdhra si ushtare

Opozta braktis Kuvendin. Kryetari i Parisë Deokratike, Lulzim Basha u shpreh kundër ndryshimit të rendit të ditës. Basha dhe deputetët demokratë nuk ranë dakord me mazhorancën për plotësimin e komisioneve të përhershme parlamentare.

Keni shkelur rregulloren, merr urdhër si ushtare, turp të të vijë, e cfarë pushteti, cfarë mendon se është kjo, me cfarë pushteti?!”, iu drejtua Basha, Lindita Nikollit.

Kuvendi vijon rendin e ditës pa praninë e PD në seancë parlamentare.

***

 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është treguar i ashpër me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Në nisje të seancës plenare, Basha i është kthyer ashpër Nikollës, duke i thënë se:

 “E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu.

Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë”!

Basha dhe deputetët e PD braktisin sallën e Kuvendit, i ndjek dhe Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputetët e tjerë të PD, kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit.

Pak minuta pas nisjes së seancës, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë lënë sallën e Kuvendit.

***

Ka nisur seanca plenare në Kuvend, e thirrur nga kryetarja e re e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Image

Mësohet se në rend të ditës që pritet të miratohet është zgjedhja e Byrosë së Kuvendit dhe përbërjen e sekretariateve.

Po ashtu në tjetër pikë me rëndësi e axhendës së diskutimeve është caktimi i kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit, ku PS dhe PD-ja do të japin propozimet e tyre. Në rend dite është caktuar edhe miratimi dhe ndarja e deputetëve në komisionet parlamentare siç janë propozuar nga partitë e tyre.

Rendi i ditës

Në mbështetje të Urdhrit nr.1, datë 11.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancave plenare datë 10.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektvendim “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e Sekretariateve të Kuvendit”. (Neni 8 i Rregullores)
4. Projektvendim “Për caktimin e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20-22 të Rregullores)
5. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Nenet 20 dhe 21 të Rregullores)
6. Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Neni 21/1 i Rregullores)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat