Parashikimi i motit për këtë javë: A do të ketë rënie temperaturash?

Shqipëria

Parashikimi i motit për këtë javë: A do të ketë rënie temperaturash?

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 07:12
Ilustrim

Prania e vjeshtës ka filluar të ndihet prej disa ditësh, sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje. Megjithatë gjatë orëve të mesditës temperaturat e larta ndihen në diell, si për të na kujtuar se vera ende nuk është larguar plotësisht.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, edhe kjo javë që sapo ka nisur do të vijojë me këto ndryshime temperaturash në kohë të ndyshme të ditës. Moti përgjithësisht do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, kryesisht në zonat malore. 

Era do të ketë drejtim kryesor juglindje-veriperëndim, ndërsa gjatë së premtes do të ketë kryesisht drejtim jugor. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të pësojnë luhatje, si më poshtë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat