Merkel: Zemra ime rreh për këtë rajon, Rama: Evropa nuk do të ishte e njëjtë pa udhëheqësen gjermane

Shqipëria

Merkel: Zemra ime rreh për këtë rajon, Rama: Evropa nuk do të ishte e njëjtë pa udhëheqësen gjermane

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 10:40
Angela Merkel dhe Edi Rama

(E plotësuar 17:40) - Kancelarja gjermane, Angela Merkel në kuadër të vizitës në Shqipëri ku ka takuar krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor, ka bërë të ditur se procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm, ndërsa iniciativën për tregun e përbashkët rajonal thotë se e përkrah shprehimisht dhe se iniciativa të tilla e bëjnë më të fuqishëm procesin e Berlinit dhe shpreson se ato do të vijojnë. Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vazhduar ta hedhë kritika karshi Kosovës, e cila nuk po e përkrah Open Ballkan, me arsyetim se po përdorë teori konspirative.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Rama, kancelarja Merkel tha se edhe në takimin e sotëm me krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor janë dakorduar që sa më shumë të bashkëpunohet në këtë aspektin rajonal.

Derisa e ka përshëndetur këtë bashkëpunim rajonal, Merkel shpreson që të vijohet në këtë drejtim në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Merkel: Zemra ime rreh për këtë rajon

“Unë përshëndes edhe projektin e tregut të përbashkët rajonal me 4 marrëveshjet sikundër i quajmë, jo të gjithë janë duke bashkëpunuar në një nivel në këto marrëveshje. Disa janë brenda implementimit të tyre, disa të tjerë janë duke u menduar t’i bashkohen kësaj iniciative, por sot ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkëpunojnë në këtë kontekst aq më mirë dhe aq më i fuqishëm do të jetë procesi i Berlinit... Bashkëpunimit në nivel rajonal një ide e cila është pranuar nga BE apo nga këndvështrimi nëse ju takoheni kjo është e drejtë e juaj dhe unë e përshëndes këtë shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do kem të njëjtën detyrë sikundër deri më tani”, u shpreh kancelarja gjermane.

Ndërsa, e pyetur se a përkrah më shumë “Ballkani i Hapur” apo procesin e Berlinit të vitit 2014, kancelarja gjermane tha se procesi i Berlinit është i pazëvendësueshëm.

Merkel: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet

“Porcesi i Berlinit nëse më lejoni të them është bërthama e gjithçka sigurisht në këtë kontekst procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet, gjërat thjesht mund të përshpejtohen brenda këtij procesi por shikoni pikë së pari Ballkani Perëndimor ka mësuar të bashkëpunoj me njëri-tjetrin dhe jo vetëm të qëndrojnë ulur me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Ndërsa, më kritik karshi Kosovë e cila nuk po e përkrah “Open Ballkan” ishte kryeministri Rama i cili e ka quajtur të pabesueshëm faktin se si Kosova nuk po e shfrytëzon këtë iniciativë për vetën e saj, por “po bënë teori konspirative”.

Rama: Kosova nuk po e shfrytëzon Open Ballkan, por bën teori konspirative

“Kancelarja me të drejtë i mëshon në mënyrë të vazhdueshme nevojës që 6 vendet të nënshkruajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Faktikisht procesi i dakordimit mes 6 vendeve është një proces i ngatërruar. Ajo që keni parë në të shkuarën është se shpesh herë një vend apo një tjetër bëhen shkak që të gjithë të ngecin, prandaj Ballkani i Hapur është krijuar jo për të përjashtuar njëri absolutisht, por për të mos u varur nga vetë dhe nga teoritë e konspiracionit të tjetrit, por për të ecur përpara gjithmonë duke pasur parasysh gjithë procesin e Berlinit… Një nga pengesat për të ecur më shpejt ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin sepse nëse ne fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementet atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do ishte e garantuar dhe faktikisht sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten, por rri dhe bënë teori konspiracioni për Open Ballkan. Traseja është e shtruar, procesi i Berlinit është një proces që do të vazhdojë. Open Ballkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka absolutisht asnjë kontradiktë në mes dyjave”, u shpreh Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare i cili e ka iniciuar edhe “Open Ballkan” tha se brenda këtij procesi nuk ka asgjë kontradiktore me Procesin e Berlinit. Ai madje thotë se ky proces vetëm sa e përshpejton Procesin e Berlinit.

Rama: Open Ballkan nuk është një alternativë e procesit të Berlinit

“Open Ballkan është pjellë e procesit të Berlinit, nuk është një alternativë e procesit të Berlinit, nuk është një nismë në kontradiktë me procesin e Berlinit, është pjellë e procesit të Berlinit. Open Ballkan është as më shumë dhe as më pak por një mekanizëm për ta përshpejtuar procesin e Berlinit, Nuk ka Open Ballkan asgjë brenda në kontradiktë me procesin e Berlinit, përkundrazi është marrja në dorë e procesit pa pritur që një herë në vit të mblidhen diku të tjerë për ne apo që disa të tjerë ta bëjnë këtë punë për ne dhe rezultate kanë filluar të flasin dhe do flasin gjithnjë e më shumë. Open Ballkan është asgjë më shumë sesa mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Kush i vendos këto të dyja kundër njëra-tjetrës apo kush thotë që njëra bie ndesh me tjetrën ose e bënë me qëllim ose nuk e kupton. Dhe gjëja tjetër e rëndësishme që kancelaren sot kemi diskutuara dhe bashkë me kolegët që teoritë e konspiracionit se procesi i Berlinit apo Open Ballkan apo nismat rajonale janë të organizuara nga forcat e treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë këtu një mikro-BE, që të mos na fusin kurrë në BE, janë dokrra fare”, u shpreh ai.

Kancelarja gjermane e cila sot po qëndron për vizitë në shtetin shqiptar, takimin me krerët e qeverisë të Ballkanit Perëndimor i ka quajtur si biseda të mira dhe konstruktive. dhe konstruktive.

Merkal tha se me udhëheqësit e qeverive të Ballkanit Perëndimor do të takohen edhe në tetor në Slloveni në kuadër të Samitin për Bashkëpunim Rajonal.

Merkel: Nga viti 2014 e deri më tani kishte bashkëpunim më të fuqishëm

“Në kuadër të drekës me të gjithë kryetarët e qeverive të Ballkanit Perëndimor kam pasur kënaqësi që prej idesë të vitit 2014 për inicimin e një procesi të bashkëpunimit prej tij tanimë ka rezultuar një bashkëpunim mjaftë i fuqishëm shumëçka ka ndryshuar në bashkëqenësinë e këtyre popujve dhe vendeve me njëri-tjetrin dhe që kryetarët e shteteve dhe qeverive takohen në mënyrë të vazhdueshme dhe normale me njëri-tjetrin çka më parë nuk ka qenë kështu. Së dyti, i tërë bashkëpunimi nëse është shoqëria civile apo ato shkëmbimet rinore, shkenca, bashkëpunimi në të gjitha këto dimensione, është konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme, kemi folur edhe për projekte mjaftë të rëndësishme infrastrukturore në të cilat shikohen tanimë rezultatet e para. Kemi folur për nisjen e punimeve të Autostradës së Paqes, një temë tjetër e rëndësishme që nuk duhet nënvlerësuar dhe rreth të cilës ne folëm ishte që në momentin që këto vende të rajonit bashkohen me BE do të jenë vende të cilat do të vendosen edhe para detyrimeve, pra detyrime që duhet të përmbushen me neutralitetin e klimës, kushte të cilat duhej të ndryshoheshin në rajon sigurisht që këtu ka mundësi bashkëpunimi rajonal”, tha ajo.

Në këtë konferencë për medie kancelarja Angela Merkel ka thënë se marrëdhëniet me Republikën e Shqipërisë janë shumë të mira.

Sipas saj Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë përmbushur të gjitha kushtet e caktuara për t’i nisur negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa ofroi përkrahje në këtë proces.

Merkel tutje u shpreh se pas përfundimit të mandatit të saj nuk ka ndërmend të luajë rol aktiv politik, por do të mbetet mike e vendeve të Ballkanit Perëndimor, derisa shtoi se do të vazhdojë të japë këshilla nëse dikush ia kërkon.

Merkel: Shqipëria e Maqedonia kanë përmbushur kushtet për nisjen e negociatave për anëtarësim

“Marrëdhëniet me Shqipërinë janë vërtet mjaft të mira dhe mund ta zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë dhe këtë e kemi bërë të qartë në mënyrë të shumëfishtë dhe dëshiroj të uroj dhe përgëzoj Shqipërinë për të gjitha përpjekjet që ka ndërmarrë për të ristrukturuar sistemin e vet të drejtësisë. Sikundër Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, besoj që i kanë përmbushur kushtet e caktuar për t’ nisur negociatat e anëtarësimit. Për fat të keq kjo nuk u realizua dot gjatë Presidencës së Këshillit nga Gjermania për shkak të vetos së Bullgarisë, por ne kemi premtuar gjithashtu se do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar vërtet shumë forcë dhe energji”, deklaroi Merkal.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se askush nuk ka bërë më shumë për Ballkanin Perëndimor sesa kancelarja Merkel dhe se askush nuk e ka kuptuar rajonin si ajo.

Ai tha se arritja më e madhe e Procesit të Berlinit është vendosja e një fryme bashkëpunimi për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Rama: Askush nuk e ka kuptuar më shumë rajonin sesa Merkel

“Askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem sepse nuk i ka në qejf fjalimet, është shumë e sinqertë edhe një proces, i cili është një fazë disavjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku dhe përtej të gjitha rezultateve konkrete është vendosja e një fryme bashkëpunimi dhe bashkëveprimi... Sot Ballkani Perëndimor është shumë një vend më i mirë se që ishte përpara sesa Angela Merkel të niste Procesin e Berlinit, patjetër se pavarësisht që do ketë vazhdimësi në politikën gjermane cilido qoftë fituesi Angela Merkel do t’i mungojë këtij rajoni”, tha ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se shtetet anëtarë te BE-së duhet të thonë se cilat janë kriteret për t’u bërë pjesë e BE-së. Në momentin që kushtet plotësohen, sipas saj, BE-ja do të duhej ta mbaj fjalën e dhënë.

Në këtë paraqitje mediatike të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të kryeministrit shqiptar, Edi Rama nuk u lejuan pyetjet e gazetarëve nga Kosova.

Kancelarja Merkel në mëngjesin e sotëm ka arritur në Pallatin e Brigadave ku aty u prit nga kryeministri Rama. Pas takimit vetëm me Ramën në mesditë kancelarja gjermane ka zhvilluar takim me krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor. Ndërsa, pas kësaj konference për medie, kancelarja gjermane zhvilloi takim kokë më kokë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ndërsa në vazhdim do të zhvillojë edhe takime të tjera me krerët e shteteve të tjera të Ballkanit. 

***

“E mirëkuptoj zhgënjimin”! Merkel e thotë në mes të Tiranës: BE duhet të mbante fjalën

Për kancelaren Angela Merkel BE duhet të mbajë premtimin sa i takon procesit të integrimit, nëse sheh se kushtet e përcaktuara janë plotësuar.

“Në fakt BE, shtet anëtare do të duhej të thonë kriteret kushtet për tu ërë pjesë. Në rastin e Shqipërisë e kemi thënë qartësisht se cfarë duhet të ndryshoni në sistemin e drejtësisë, apo sektorë të tjerë

Dhe në momentin që këto kushte plotësohen do të duhej që BE të mbante fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte te reja, spese për shkaqe të politikës së brendshme në vende të caktuara kjo nuk është e mundur.

Kjo sjell zhgënjim, e unë kam mirëkuptoj për zhgënjimin këtej”, u shpreh Merkel.

Rama sulmon Kosovën gjatë konferencës me Merkel, ja çfarë tha për Ballkanin e Hapur

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë objektivash ka qeveria e tij për të çuar përpara arritjet e procesit të Berlinit, duke u fokusuar në bashkëpunimin rajonal dhe elasticitetin e ekonomisë.

Rama thotë se duhet të nënshkruhet marrëveshja për tregun e përbashkët rajonal mes 6 vendeve. Ndër të tjera shtoi se një nga pengesat ks qenë Serbia që nuk lejonte lëvizjen e lirë të njerëzve.

Nga ana tjetër, nuk hezitoi të thumbonte kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke i thënë se bën teori konspiracioni për “Open Balkan”.

“Kancelarja me të drejtë i mëshon nevojës që 6 vendet të nënshkruaajnë marrëveshjet për tregun e përbashkët rajonal. Procesi i dakordësimit mes 6 vendeve është i ngatërruar dhe ajo që kemi parë në të shkuarën është që shpeshherë një vend apo tjetër bëhen shkak që të ngecin të gjitha. Ballkani i hapur është krijuar jo për të përjashtuar njeri, por për të mos u varur nga vetot e njërit, apo teoritë e konspiracionit të tjetrit. Procesi i Berlinit dy gjëra ka, katër liritë e BE në rajon, lirinë e lëvizjes së njerëzve, lirinë e lëvizjen e kapitaleve, shërbimeve dhe investimet  që vijnë nga paketa e Komisionit Europian. Sa i përket këtyre lirive ky është proces vullneti dhe shpejtësie. Ne duam të ecim më shpejt dhe dua ta theksoj se këtu një nga pengesat ka qenë që Serbia nuk e pranonte lëvizjen e lirë të njerëzve, sepse kishte paragjykimin se nëse fusim lëvizjen e lirë të njerëzve si një nga elementët, atëherë lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të ishte e garantuar. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vet, por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan. Traseja është e shtruar, Procesi i Berlinit është një proces që do të vazhdojë, Open Balkan është një mekanizëm për ta përshpejtuar. Nuk ka asnjë kontradiktë mes të dyjave”, tha Rama.

E më herët, kreu i qeverisë  tha se këto teori konspiracioni janë dokrra. Po ashtu ai nuk kurseu lëvdatat për kancelaren gjermane, ndërkohë që siguroi se Open Ballkan nuk është alternativë e re, por është krijuar për të përshpejtuar Procesin e Berlinit që është inicuar nga Merkel.

“Angela Merkel është një dhe nuk vjen më pavarësisht se thashë, nuk është asnjëherë e lehtë të flasësh kur është prezente. Për arsye të historisë së saj dhe eksperiencës së jashtzankonshme në katër mandate rresht në krye të lokomotivës së BE. Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit. Nuk është alternativë. Open Balkan është as më shumë e as më pak për ta përjashpejtuar procesin e Berlinit. Nuk ka ne Open Balkan asgjë brenda që kontradikton me Procesin e Berlinit.

Open Balkan është mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit. Kush thotë se njëra bie ndesh me tjetrën ose e bën me qëlllim ose nuk e kupton. Teoritë e konspiracionit, jo po Procesi i Berlinit, Open Balkan janë të organizuara nga forca të tretë apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer ne që të krijojmë këtu një mikro BE janë dokrra. Kancelarja në 2014 në tryezën e kancelarisë ka thënë këtë shprehje, “Ju nuk jeni në BE, por jeni Europianë dhe për këtë arsye duhet të nisim këtë proces që bashkë me punën ju së bashku dhe ne bashkë me ju të ndihmojmë që rajoni të ngrihet nga pikëpmaja ekonomike, politike dhe sociale””, tha Rama. 

​Mediat e Kosovës nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën Rama-Merkel

Mediat e Kosovës nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën e kancelares Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, nuk i është dhënë fjala asnjërit që të bëjnë pyetje.

Duke njohur pozicionin e Kosovës rreth nismës Open Ballkan, interesimi ishte i madh për pyetje.

Pas Shqipërisë, Kosova kishte numrin më të madh të mediave të pranishme në "Tirana Business Park" ku po zhvillohen takimet e kancelares Merkel me liderët e rajonit.

​Merkel për “Open Balkan”: Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga asnjë nismë tjetër por thjesht gjërat mund të përshpejtohen përmes nismave të tjerë.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Open Ballkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është nismë kontradiktë e këtij procesi. Open Balkan tha se është mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit.

Sipas tij, Open Balkan ndihmon që të rritet bashkëpunimi dhe rezultatet kanë filluar të flasin e do të flasin dhe do të jetë mjeti i rajonit për të implementuar procesin e Berlinit. Ai tha se kush i mbivendos nuk e kupton pse e bën qëllimisht.

Rama shtoi se fjalët se nismat rajonale janë të organizuara nga palët e treta janë dokrra.

Ai shtoi se vendet e rajonit nuk kanë pse të presin integrimin ne BE për të realizuar disa projekte përbashkëta.

Merkel pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor: Mbështes nismën për bashkëpunim rajonal

Kancelarja Angela Merkel, ne konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë shumë të mira, duke përgëzuar përpjekjet për ristrukturimin e sistemit të drejtësisë.

Ajo tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur obligimet për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, por kjo nuk u realizua vetëm prej vetos së Bullgarisë.

Në lidhje me takimet e liderët e rajonit, Merkel tha se shumëçka ka ndryshuar në raportet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kancelarja tha se kanë diskutuar për projekte të rëndësishme infrastrukturore, veçanërisht për nisjen e punimeve për “Autostradën e Paqes”.

Ajo përshëndeti projektin e tregut të përbashkët rajonal, ku tha se jo të gjithë i janë bashkuar, porse sot është rënë dakord që të punohet në këtë drejtim pasi edhe më shumë forcohet Procesi i Berlinit.

Ajo ka nxitur për më shumë bashkëpunim rajonal, duke thënë se këtë do ta përsërisë edhe në takimet bilaterale që do të ketë në kryeministrat e vendeve që do të ketë pas konferencës.

Merkel tha se Gjermania ka një interes të vetin anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por është diçka tjetër bashkëpunimi rajonal dhe se përshëndet çdo bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se zemra i rrah për këtë rajon, duke lënë të hapur se do të vizitojë më shumë Shqipërinë dhe vendet e tjera.

***

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media pas takimit me Merkel dhe homologët e pesë vendeve të tjera të rajonit, deklaroi se sot po presin një mike por në të njëjtën kohë është një ditë e trishtuar pasi është vizita e fundit si kancelare e Gjermanisë.

Rama shtoi se askush nuk ka bërë më shumë për Ballkanin Perëndimor sesa kancelarja Merkel dhe se askush nuk e ka kuptuar rajonin si ajo.

Kryeministri shqiptar tha se arritja më e madhe e Procesit të Berlinit është vendosja e një fryme bashkëpunimi për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se sot Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë para se Merkel të niste Procesin e Berlinit. Ai shtoi se kancelarja do t'i mungojë shumë rajonit.

Në fund të fjalës së tij, Rama u shpreh se ishte një privilegj që kishte mundësinë të njihej e të bashkëpunonte me kancelaren Merkel, pasi Evropa nuk do të ishte e njëjtë pa udhëheqësen gjermane.

***

Takimet kokë me kokë me liderët e Ballkanit do të bëhen pas konferencës me Ramën. Rreth orës 16:30 kur pritet që të mbarojë takimi Merkel-Kurti, ky i fundit do të japë deklaratë për mediat.

 

Image

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri Edi Rama janë nisur drejt Tirana Business Park ku do të takohen me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Mësohet se Merkel do të takohet veç e veç me të gjithë udhëheqësit dhe më pas do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët. Vizita e kancelare pritet të mbyllet në orën 14:30, ku do të ketë një konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

***

Image

Kanë mbërritur disa delegacione në Tirana Business Park aty ku do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe ku do të jetë pjesëmarrëse edhe Angela Merkel. Deri më tani ka mbërirtur delegacioni i Kosovës, Malit të Zi. ka qenë surprizë edhe mbërritja e delegacionit të Serbisë, Ana Brnabiç, e cila nuk ishte përfshirë në axhendën e ditës së sotme. Merkel do të ketë takim veç e veç me udhëheqësit e vendeve dhe më pas do të zhvillohet një takim i përbashkët.

***

Ka përfunduar takimi kokë më kokë mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Më pas ka pasur nisë një takim mes dy delegacioneve ku kanë marrë pjesë edhe dy liderët. Pas kësaj ata pritet t’i drejtohen Tirana Business Park ku do të mbahet edhe takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.  

***

Takimi kokë më kokë mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ka përfunduar.

Kështu duke i lënë vend një takimi mes dy delegacioneve ku do të marrin pjesë edhe Rama e Merkel.

Pas përfundimit të këtij takimi Merkel pritet t’i drejtohet “Tirana Business Park” ku do të takojë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

​Kurti mbërrin në Tiranë, pritet të takohet me Merkel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më parë në hapësirat e "Tirana Business Park" mbërriti edhe kryeministri malazez Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Tashmë pritet nga çasti në çast edhe kryeministri i Shqipërisë, nikoqiri Edi Rama, si dhe kancelarja Merkel.

Angela Merkel kërkoi karrige gjatë momentit të himnit, zbulohet arsyeja

Kancelarja gjermane Angela Merkel po zhvillon sot vizitën e fundit zyrtare në postin e saj. Ajo u prit në Rinas nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka për të pasuar më pas pritjen protokollare nga kryeministri Edi Rama.

Ajo që ra në sy ishte fakti se Merkel dhe Rama qëndruan të ulur në karrige në momentin e himnit. Gazetarja e ABC Esiona Konomi mëson se për arsye shëndetësore ajo kishte kërkuar një karrige për të nderuar këtë moment pasi nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.

Për të qenë në sinkron me lëvizjet e kancelares, edhe kryeministri Edi Rama është bashkuar me të duke u ulur në karrige deri në përfundim të ceremonisë.

Më pas të dy liderët kanë zhvilluar një takim për të paktën 30 minuta kokë më kokë. Ndërkohë tashmë po zhvillohet takimi mes dy ekipeve.

Pas kësaj, Merkel do të takohet në Rinas, në Tirana Buisnes Center me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mësohet se në momentet e fundit është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministres së Serbisë Ana Brnabić e cila është nisur drejt Tiranës për të qenë prezente në takim.

Rama i drejton dorën, Merkel nuk harron masat anti Covid dhe nxjerr grushtin

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare.

Në momentin e parë të takimit u duk se Rama i drejtoi dorën, por kancelarja Merkel nxori grushtin për të respektuar të gjitha masat anti Covid.

Kancelarja gjermane do të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel rreth orës 14:35.

Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në disa segmente rrugore, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Të gjithë qytetarët nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme duhet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Rama

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur vizitën e saj zyrtare në kryeqytetin e shqiptar. Ajo ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku u prit nga Kryeministri Edi Rama, me të cilin do të ketë një takim kokë më kokë. Pas kësaj do të marrë pjesë në takimin mes dy delegacioneve.

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Tiranën. Ajo u prit në Aeroportin e Rinasit nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë”, shrkuajti Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.

Image

Ajo do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku do të ketë në fillim një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare, e më do të marrë pjesë edhe në takimin mes dy delegacioneve.

Pjesë e axhendës është edhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, me praninë e kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Vizita 6 orëshe në Tiranë do të mbyllet me konferencë për shtyp të Kancelares dhe Kryeministrit Rama në orën 14:30.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe procesi i Berlinit, i nisur 7 vjet më parë me iniciativën e Kancelares.

Image

Vizita vjen 2 javë para zgjedhjeve në Gjermani. Policia e Shtetit ka njoftuar se për shkak të kësaj vizite do të ketë kufizim të lëvizjes në disa akse rrugore.

***

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e kryeministrit ka zbardhur agjendën e kancelares.

Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.

Më pas në 14:35, mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.

Merkel niset për në Pallatin e Brigadave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Merkel është nisur për në Pallatin e Brigadave teksa aty janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e saj.

Ceremonia mikëpritëse do të nis në orën 11:00, ku pastaj do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare).

Kurti pritet të takohet me Merkelin në ora 15:00

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Takimi që pritet të nis në ora 15:00 teksa Merkel në prag të largimit të saj nga politika po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Gjithçka gati për takimin Rama-Merkel në Pallatin e Brigadave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në Pallatin e Brigadave janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e kancelares Merkel, ku pas ceremonise mikëpritëse në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare).

Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.

Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Vizita e Merkel në Tiranë, rrugët që do të jenë të bllokuara

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e vizitës së Kancelares së Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, Policia e Shtetit ka marrë disa masa.

Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 Shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Policia sqaron se do jetë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat