Topalli për Bashën: Përjashtojeni nga PD, më kujtoi edhe njëherë Enver Hoxhën

Shqipëria

Topalli për Bashën: Përjashtojeni nga PD, më kujtoi edhe njëherë Enver Hoxhën

Nga: G.B Më: 14 shtator 2021 Në ora: 11:14
Jozefina Topalli

Jozefina Topalli ka reaguar pas përjashtimit të Sali Berishës nga Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë thirrje që ta përjashtojnë Lulzim Bashën nga Partia Demokratike, derisa ka thënë se ai i ka kujtuar edhe njëherë Enver Hoxhën, përcjell Bota sot.

Topalli ka shtuar se Basha ka vite që punon kundër interesit të PD-së dhe ai e ka minuar demokracinë brenda partisë.

Sipas saj, pa e larguar Lulzim Bashën, nuk ik Edi Rama.

Postimi i saj i plotë:

Nxirreni nga zyra.

Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën!

Demokratë, përjashtoni Lulzim Bashën nga Partia Demokratike!

Lulzim Basha ka vite që punon kundra interesit kombëtar dhe në veçanti kundra Partisë Demokratike.

Sjellja e tij nuk ka pasur kurrë lidhje me parimet e vlerat e kësaj force politike.

Çdo ditë, që nga dita e parë që ka zbritur në Tiranë ai ka pasur vetëm një qellim: pasurimin e tij dhe të familjes së tij, përmes karriges politike.

Nëse ka një person që ka minuar demokracinë brenda Partisë Demokratike e më tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Që nga dita që u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partisë, nuk bën zgjedhje, nuk njeh votë dhe nuk i intereson as interesi i demokratëve dhe as i interesi i vendit.

Praktikisht ai është i deligjitimuar në atë parti.

Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si të tillë ata të vendit.

Ai ka dëmtuar interesin publik të shqiptarëve në çdo pozicion ku ka qenë.

Pa larguar Lulzim Bashën nuk ik Edi Rama.

U bënë kaq vite që ia them demokratëve.

Po e përsëris edhe sot.

Nëse ka një njeri të korruptuar edhe në opozitë ai e ka emrin Lulzim Basha.

Nëse ka një njeri që ka kontribuar për minimin e demokracisë ai e ka përsëri emrin Lulzim Basha.

Aftësia e tij më e madhe është shitja e çdo bashkëpunëtori të tij.

Këtë e ka dëshmuar në vite.

Kur pastaj je dhe vulnerabël për shkak të korrupsionit dhe pasurive të paligjshme natyrisht që shkon dhe përtej.

Sonte tha:- kam vendosur të përjashtojë Sali Berishën.

Prapë e konsideron veten mbi ligjin.

Ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore e statutore ta bëjë këtë.

Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat