Incidenti në takimin Rama-Merkel/ Kancelares gjermane...

Shqipëria

Incidenti në takimin Rama-Merkel/ Kancelares gjermane...

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 12:32
Foto nga vizita e kancelares Merkel në Shqipëri

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare.

Por disa në momentin e parë me takimin kryeministrin Rama, Merkel hasi disa incidente të vogla.

Në makinën tip “Mercedes Benz” ku Merkel po udhëtonte, në momentin që do zbriste nga mjeti dhe do takohej me kryeministrin tonë, dera nuk po hapej.

Truproja e saj tentoi disa herë që ta hapte dhe pas disa tentativash e hapi atë dhe Merkel u takua me Ramën.

Edhe në këtë moment të parë me Ramën, ky i fundit i drejtoi dorën për ta takuar, ndërsa Merkel i nxori grushtin, një takim ky që është bërë trend në këtë kohë pandemie.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat