Rastet e vdekjeve të personave me dy doza/ Shpjegimi i Skënder Bratajt: Vaksina nuk të mbron 100%, por…

Shqipëria

Rastet e vdekjeve të personave me dy doza/ Shpjegimi i Skënder Bratajt: Vaksina nuk të mbron 100%, por…

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 22:55
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka shpjeguar faktin se përse disa persona të vaksinuar me dy doza kanë humbur jetën. Për mediat, ai u shpreh se vaksina nuk të mbron 100%, por në masën 70 %, sidomos për fshat në rrezik.

Ndërsa faktin që javët e fundit ka shumë të rinj të infektuar, Brataj e lidh sërish me vaksinat, pasi sipas tij janë grupmoshat më të pavaksinaura.

“Vaksina nuk të mbron 100%. Nuk do të thotë se po bëre vaksinën nuk infektohesh dhe nuk mund të humbasësh jetën. Vaksina të mbron në masën mbi 70%, sidomos për fashat në rrezik. Fakti që në këtë moment ka më shumë mosha të reja është se janë moshat e pavaksinuara që po shfaqen karshi infeksionit. Kjo çon një rritje të numrit të tyre”, u shpreh Kreu i Urgjencës Kombëtare.

Situatën aktuale të Covid, Skënder Brataj e vlerëson shumë kritike për shkak të dezinformimit të qytetarëve nga rrjete sociale apo nga persona jo profesionistë.

“Është një moment shumë kritik i pandemisë, për arsye të informacionit të shumtë që vjen nga të gjitha anët, por sidomos interperetimit të tij. Që të kesh një bilanc të tillë, 115 vizita vetëm covid dhe të kesh 1984 telefonata është sic i kishim kur kishim 4-5 pacientë. Kjo do të thotë se dezinformomi në këtë moment është i dëmshëm karshi popullatës. Ka shumë njerëz të sëmurë në banesë që vazhjdojë të mos kërkojnë ndihmë, vazhdojnë mos kërkojnë tamponë sepse po del fakti që virusi nuk ekziston dhe vaksina nuk shpëton”, thotë Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat