​Pasaportë digjitale COVID për Shqipërinë? BE nxjerr vendimin

Shqipëria

​Pasaportë digjitale COVID për Shqipërinë? BE nxjerr vendimin

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Nga sot hyn në fuqi vendimi qe e lidh Shqipërinë me sistemin evropian dhe certifikatat e COVID-it që ai do të lëshojë, duke u pranuar në BE me të njëjtat kushte si pasaportat digjitale të bllokut.

Lëvizja vjen në kohën kur situata e pandemisë po njeh një përkeqësim të ri në pjesë të ndryshme të Evropës. Shtatë vendime të reja u morën lidhur me certifikatat e COVID të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku e Panamaja. Këto shtete e territore, thuhej në njoftimin e bllokut, kanë pranuar në të njëjtën kohë të certifikatën digjitale të BE-së për udhëtim drejt tyre nga vendet e unionit.

Në të njëjtën kohë, shtetet kanë rënë dakord të pranojnë certifikatën digjitale të BE ndaj COVID për të udhëtuar nga BE drejt shteteve të tyre.

Komisionari i Drejtësisë, Didier Reynders tha: “Gjatë verës, ne kemi parë që qytetarët janë të aftë për të udhëtuar të sigurt falë certifikatës digjitale evropiane ndaj COVID.

Është një situatë fitoreje: qytetarët mund të shijojnë të drejtën e lëvizjes së lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojë të lulëzojë sërish pas humbjeve të muajve të kaluar. Unë mirëpres më shumë shtete jashtë BE që po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat