​“Drejtësi për Sabrinën”, protesta në Tiranë dhe Fier për vrasjen e 23-vjeçares

Shqipëria

​“Drejtësi për Sabrinën”, protesta në Tiranë dhe Fier për vrasjen e 23-vjeçares

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 23:54
Protesta

Me pankarta në duar, dhe thirrjet për drejtësi dhe stop dhunës, disa dhjetëra aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të mërkurë përballë ministrisë së Brendshme për vrasjen e 23-vjeçares, Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Meta.

Tubimi i nisur prej orës 18:00, zgjati pak më shumë se 60 minuta dhe thirrjet më të shpeshta ishin për drejtësi dhe zbardhjen e plotë të të gjithë skemave nga autori i krimit para ngjarjes së rëndë.

“Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi, ku janë vaksinat?!”, “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Raporto dhunën dhe kërko ndihmë”, “Ngremë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë”, ishin ato çka shkruheshin në pankartat që mbanin në duar aktivistët, që këtë tubim ia dedikuan çdo vajze dhe çdo gruaje, që ka humbur jetën tragjikisht nga duart e bashkëshortit të saj ose jeton nën frikën e dhunës.

Protestë për 23-vjeçaren, Sabrina Bengaj u zhvillua edhe në qytetin e Fierit, nga ku gjithashtu u kërkua që të gjenden përgjegjësit që nuk mundëm të parandalojnë këtë ngjarje.

Në këtë tubim nuk munguan edhe disa figura politike, mes tyre ish-deputeti i PD, Gert Bogdani, dhe ish-deputetet e LSI, Nora Malaj dhe Erisa Xhixho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat