Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, kaluan kufirin në këmbë me 29 pako kanabis në çanta

Shqipëria

Arrestohen tre shqiptarë në Greqi, kaluan kufirin në këmbë me 29 pako kanabis në çanta

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 00:49
Pakot me kanabis

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia në Greqi pasi janë kapur me më shumë se 29 kg kanabis në çanta udhëtimi.

Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptarët, emrat e të cilëve nuk janë publikuar u arrestuan në një zonë malore në zonën e Follorinës nga policia kufitare.

Siç raportohet, shqiptarët kryesisht të moshës 33, 45 dhe 50 vjeç, ishin futur në Greqi  në këmbë,  ndërkohë që në çanta kishin 29 pako me kanabis secila me peshë 1 kg.

Të arrestuarve iu sekuestruan tre celularë, tre karta telefoni dhe shumat e parave prej 50 euro dhe 3 600 lekë shqiptare.

Tashmë materialet për hetimin e tyre do të çohen në prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat