Kanabis në bahçen e shtëpisë, dy të arrestuar në Memaliaj

Shqipëria

Kanabis në bahçen e shtëpisë, dy të arrestuar në Memaliaj

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në flagrancë për kultivim narkotikësh në Memaliaj.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjetën një sasi lënde narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat