Tritan Kalo bën deklaratën fortë: Mjekët japin receta pa efekt kundër Covid për përfitime monetare

Shqipëria

Tritan Kalo bën deklaratën fortë: Mjekët japin receta pa efekt kundër Covid për përfitime monetare

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 09:29
Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shkruar sot në Facebook një status i cili ka ngritur dyshime të mëdha në lidhje me përshkrimin e recetave për pacientët e sëmurë me Covid.

Ai shkruan se shumë ilaçe të njohura si Remdesivir, Favira, Truvada, Tamiflu, kanë rezultuar të padobishëm, përdoren për trajtimin e qindra pacientëve megjithëse OBSH kanë deklaruar mospëedorimin e tyre. 

“Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane”-ngre pikëpyetjen ai.

Statusi i plotë

Kohë kovidiane…..16.09.2021….Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Truvada, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….Koha kur ato jipen me qëllim uljen e ngarkesës virale në organizëm, është e vonuar dhe pothuajse pak ose aspak ndikojnë mbi të….FDA, EMA, WHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“ Prima non noçere”) - shprehet babai i mjeksisë Hipokrati….Together forever!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat