Nishani i bashkohet Berishës për rrëzimin e Bashës

Shqipëria

Nishani i bashkohet Berishës për rrëzimin e Bashës

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 11:02
Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bujar Nishani

Bujar Nishani ka deklaruar se do t'i bashkohet nismës së Berishës për rrëzimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Këtë ai e bëri në një njoftim publik nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se do të jetë në krah të Berishës sot në aktivitetin e tij.

"Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese ! Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist!", shkruan Nishani në rrjetet sociale.

Ish-presidenti prej kohësh ka mbajtur një linjë kundër Bashës dhe kërkoi largimin e kryetarit aktual të PD-së për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.  Ai me zgjedhjet brenda PD-së, ai u hoq nga posti i kryetarit të Këshillit Kombëtar. 

Ndërkohë që pro largimit të Bashës është edhe Grupi për PD-në, që e sheh vendimin  për përjashtimin e Berishës si antistatutor. Ky grupimin me anë të një deklarate, edhe pse nuk e përmend me emër Berishën shprehet se "Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017. Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e rradhës për të mbuluar këto pazare".

Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj. PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj. Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi", thuhet në një deklaratë.

Më tej Grupi kërkon që merren këto hapa: Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit. Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti.

"Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë", përfundon deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat