Rama: Brenda 2022 duhet të mbyllim të gjitha plagët e tërmetit

Shqipëria

Rama: Brenda 2022 duhet të mbyllim të gjitha plagët e tërmetit

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 12:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se brenda vitit 2022 do të mbyllë të gjitha planet për rindërtimin, ndërsa edhe plani i vaksinimit nuk ka për të ndryshuar.

Rama: Plani ynë nuk ndryshon asnjë presje. Viti 2022 duhet të mbyllë  përgjithësisht tërësinë e të gjitha plagëve të tërmetit, por deri ditën e kapërcimit të pragut të shtëpisë së re familjet e prekura, që janë në pritje do vazhdojnë të marrin bonusin e qirasë, përfshirë të gjitha familjet që kanë zgjedhur të qëndrojnë në çadra për shkak të largësisë nga qyteti dhe të aftësisë me tokën dhe me gjënë e gajllë me fshatin e tyre.

Nuk ndryshon as plani i vaksinimit, falë sigurimit të vazhdueshëm në kohë të të gjitha dozave të nevojshme deri kur vaksinimi të jetë një domosdoshmëri për t’u mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.

Askush nuk mund të qeverisë përsosmërisht, pa gabime, pavarësisht dëshirës më të madhe dhe vullnetit të mirë,. Por një krenaritë e  mandatit të dytë do mbetet fakti se në luftën me pandeminë sot ne nuk kemi zili asnjë qeveri dhe vend tjetër.

Kemi qenë dhe mbetemi në vendet me performancën më të mirë. Dje kemi marrë edhe ‘Gren pasa digjital’ që gjenerohet përmes e-albanias. Ky është një mesazh kuptimplotë për të gjithë qytetarët e pavaksinuar, të vaksinohen për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, por edhe të lëvizin lirisht jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat