“16 mijë të vdekur”, Basha i ndërhyn kryeministrit/ Rama ironizon: Ndihmuat virusin...

Shqipëria

“16 mijë të vdekur”, Basha i ndërhyn kryeministrit/ Rama ironizon: Ndihmuat virusin...

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 13:09
Edi Rama

Gjatë fjalës së Kryeministrit në Kuvend teksa prezantonte programin qeverisës për mandatin katër vjeçar nuk ka munguar as ndërhyrja e Kryedemokratit Basha.

Teksa Kryeministri Rama po fliste në lidhje me menaxhimin e pandemisë nga strukturat shëndetësore, kryedemokrati ndërhyn duke përmendur viktimat që kanë humbur betejën me Covid-19.

“60 mijë të vdekur”, pohoi disa herë me zë të lartë Basha.

Ndërkohë që Rama ia kthehu me ironi se pavarësisht shtytjes që i dhanë akuzat e opozitës, Shqipëria e përballoi me sukses pandeminë.

Rama: Është ulur dyfish koha mesatare e pritjes së urgjencës. Nuk ka asnjë qytetarë që telefonon urgjencën dhe mund të pretendojë çfarë do qoftë që nuk është e vërtetë. Virusi që gjunjëzoi botën me shëndetësinë, urgjencën, spitalet, trupën e demotivuar siç e gjetëm ne dhe pa platformën e-albania, parafytyroni karantinë e përgjithshme pa pasur mundësinë ta marrësh lejen pa dalë nga shtëpia. Do të jetë përgjithmonë një motiv krenarie që Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e zezë të pandemisë dhe përballoi përveç pandemisë edhe aleancën tuja me virusin. I dhatë një shtytje të lehtë por qëndroi fort falë mjekëve, falë infrastrukturës. Falë një komiteti teknik të ekspertëve të klasit ndërkombëtar, falë fillimit të shpejt të vaksinimit në kushtet ku shumica e Rajonit mbeti si peshku pa ujë. Dhe falë një pune këmbëngulëse pa orar të të gjitha institucioneve, që kaluan me sukses një provë zjarri.

Basha: 60 mijë të vdekur!

Rama: Meqë po ndërhyni, përballoi dhe aleancën tuaj me virusin, i dhatë një shtytje të lehtë, po nejse. Falë fillimit të shpejtë të vaksinimit, ku shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë punës këmbëngulëse, pa orar dhe pastaj kaluan muajt, të gjitha institucionet bënë detyrën e tyre. Mandati e tretë do të ketë në fokus përmirësimin e vazhdueshëm të logjistikës dhe infrastrukturës në spital dhe goditjen e ryshfetit. Program ambicioz që shpresoj që me mbështjen e shqiptarëve dhe me vizionin dhe pasionin e durim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat