Lëvizjet në Polici? Çuçi: Gjithçka varet nga performanca, ja ndryshimet që do bëhet tek SHÇBA-ja

Shqipëria

Lëvizjet në Polici? Çuçi: Gjithçka varet nga performanca, ja ndryshimet që do bëhet tek SHÇBA-ja

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:12
Bledi Çuçi

Pas prezantimit të programit qeverisë ‘Rama 3’ për katër vitet e ardhshme, Kuvendi nisi sërish seancën me pjesën e dytë, ku po zhvillohen debate politike mes politikanëve.

Ministri i Brendshëm, gjatë fjalës së tij ka folur për elementët kryesorë në Policinë e Shtetit dhe nëse do të ketë një tjetër valë ndryshimesh në strukturat e policisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Çuçi tha se synim është që në çdo kilometër katror të ketë një efektiv policie, e deri në fund të mandatit të ketë kamera sigurie në çdo kryqëzim të vendit. Gjithashtu foli edhe për ndryshimin e funksionit të SHÇBA-së, duke komentuar edhe lëvizjet në Polici që pritet të ndodhin në të ardhmen.

Çuçi: Elementë kryesorë do jetë rikostrukturimi dhe futja e teknologjisë së fundit. Me kontrollin e territorit përveç se do strukturojmë policinë, çd0 km katror do ti caktojmë një trupë policor për të pasur një kontakt me çdo dhunim që do i bëhet territorit. Gjatë këtij mandati do fusim pajisje inteligjente që asnjë cm i Republikës së Shqipërisë të mos dhunohet si në këto 30 vjet dhe sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme evidentimin e paligjshmërisë.

Do të fillojmë edhe një herë rishikimin e legjislacionit për të forcuar masat ndëshkuese. Do të rrisim monitorimin e trafikut, në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo kryqëzim. Në lidhje me krimin e organizuar do të vazhdojmë nën parimin “ndiq paranë’ do të jetë një prioritet.

Do të rishohim strukturën e krimit ekonomik në policinë e shtetit nën asistencën e policisë federale gjermane.  Shumë shpejt do e sjellim këtë nismë në parlament.

Do ta transformojmë SHÇBA-në në një strukturë të mbikëqyrjes policore. Ligji i ri për këtë transformim po përgatitet me asistencën e drejtpërdrejtë të partnerëve tanë amerikanë. Do të vijojmë ashtu si në gjithë këto vite të ulim moshën mesatare të punonjësve të policisë.

Mund t’ju them që çdo lëvizje në piramidën e policisë do të bëhet sipas performancës të të gjithëve dhe në kuadër të sistemit ligjor

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat