"Rama 3": Çdo km tokë me një trupë policore, kamera në çdo kryqëzim

Shqipëria

"Rama 3": Çdo km tokë me një trupë policore, kamera në çdo kryqëzim

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:54
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi paraqiti para Kuvendit prioritetet e ministrisë së tij në qeverinë “Rama 3”

Çdo km një trupë policore

“Lidhur me kontrollin e territorit veçse do strukturojmë policinë e shtetit.Çdo kilometri katror do I caktojmë një trupë policore për të pasur kontakt të përditshëm për çdo dhunimi që i bëhet

Do fusim në përdorim dhe pajisje superinteligjentë për të kombinuar këtë kontroll, në mënyrë që asnjë centimetër katror të mos dhunohet më.

Kamera në çdo kryqëzim

Në lidhje me sigurinë rrugore do të nisim edhe një herë rishikimin e legjislacionit për të forcuar masat ndëshkuese në Kodin rrugor. Do rrisim investimet në sistemin e monitorimit të trafikut dhe digitalizimin e proceseve që lidhen me përdoruesit e makinave apo sjelljen e tyre. Në këtë mandat synohet vendosja e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë.

Strukture te re e krimit ekonomik

Në luftën e krimit të organizuar do vijojmë me parimin “ndiq paranë”. Do rishohim strukturën e krimit ekonomik në policinë e shtetit me mbështetjen e asistencën e policisë federale gjermane. Shumë shpejt do paraqitet në parlament kjo strukturë.

Ulet mosha mesatare e policeve

Do vijojmë edhe të ulim moshën mesatare të punonjësve në trupën e policisë së shtetit. Shërbimi i Çështjeve të brendshme të ankesave do kthehet në një Agjenci të Mbikëqyrjes policore. "Brenda këtij viti në këtë parlament do të sjellim legjislacionin, sipas modeleve perëndimore të avancuara. Ligji i ri për këtë transformim është përgatitur dhe po përgatitet nën asistencën e partnerëve tanë amerikanë.

Ndryshimet në piramidën e drejtuesve të policisë së shtetit

Çdo lëvizje në piramidën e policisë së shtetit do të bëhet sipas performancës së gjithsecilit dhe në mbështetje të kuadrit ligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat