Tabaku: Programi "Rama 3" gënjeshtra. Nuk rriten dot pagat me vendim qeverie

Shqipëria

Tabaku: Programi "Rama 3" gënjeshtra. Nuk rriten dot pagat me vendim qeverie

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 15:53
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i cilëson të gënjeshtërta dhe premtime propagandë jashtë realitetit programin e qeverisjes “Rama 3”

  “Një dokument që nuk e njeh realitetin dhe me premtime bombasike të cilat nëse do bëheshin në 2013 do besoheshin por sot kur Rama e ka rritur borxhin publik dhe ekonominë e ka çuar në greminë e di që ato nuk do të zbatohen. Programi është i thatë nga pikëpamja e objektivave ka kundrathënie e tregon braktisje të qytetarëve.

Në çdo gërmë ka të pavërteta e gënjeshtra, kemi të bëjmë me të njëjtën propagandë që është ofruar në këto 8 vite, ndërkohë që situata në terren është tërësisht ndryshe” thotë Tabaku.

Demokratja përmend projekte të cilat janë përfshirë dhe në programin e 2017 por që thjesht kanë mbetur në letër.Sot në infrastrukturë janë  vetëm 3 projekte madhore korruptive koncesionare.

A do rriten pagat?

Një program shumë larg Shqipërisë reale e cilëson ajo.

“Qeveria nuk i rrit dot me vendim qeverie të ardhurat e qytetarëve por i rrit ekonomia tregu. Kryeminsitri ka detyrë të ulë taksat të çlirohet sektori privat. Të ketë konkurencë të lirë që rritja të ndodhë. Edhe pagat e sektorit privat Rama nuk i rrit dot me vendim qeverie."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat