Çarja me Berishën/ Tabaku: PD do dijë ta kalojë këtë situatë me zgjuarsi, e keqja është Edi Rama

Shqipëria

Çarja me Berishën/ Tabaku: PD do dijë ta kalojë këtë situatë me zgjuarsi, e keqja është Edi Rama

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:07
Basha, Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike është parë krah kryetarit të PD-së Lulzim Basha në këto ditë kur në kampin e djathtë nuk ka qetësi pas përjashtimit të Berishës nga grupi i PD-së.

E pyetur Tabaku u tregua e rezervuar për të përgjigjur kësaj teme por nënvizoi se opozita duhet të përqëndrojë energjinë në ‘betejën” përballë Edi Ramës, si e vetmja e keqe që i bashkon të gjithë.

“Dua të fokusohem tek programi i qeverisë dhe Edi Rama që është kundërshtari më i madh i shqiptarëve dhe bën bashkë këdo kundër tij. Është më e keqja.

PD do të dijë ta kalojë këtë situatë me zgjuarsi dhe përpjekjet tona do të fokusohen tek beteja në parlament dhe kundërshtarin real që është Edi Rama” tha ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat