Basha refuzon të flasë në Kuvend, Balla: Nuk ndërpritet debati pse s'është Kryeministri

Shqipëria

Basha refuzon të flasë në Kuvend, Balla: Nuk ndërpritet debati pse s'është Kryeministri

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 16:33
Taulant Balla

Ka nisur seanca e tretë plenare  në Kuvend. Teksa Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Kuvend, Kryedemokrati Lulzim Basha, ka refuzuar që të flasë.

Sakaq Taulant Balla, kërkon që seanca të vazhdojë edhe në mungesë të Ramës.

Balla: Neni 110 që i referohen kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet që të ndërpresë seancën plenare. Fakti është se debati për programin e hap Kryetari i opozitës. Ky është një standard. Unë kur kam qenë në opozitë nuk e kam pasur, është se koha e Kryetarit të opozitës është e barabartë me kryeministrin. Për kalamajt që nuk e mbajnë mend rregullorja ka ndryshuar, pas 2013. Debati duhet të filloj.

Deputët e rinj duhet të kuptojnë se ndërhyrja në fjalën e Kuvendit është shkelje e rregullores. Nëse deputeti nuk e merr  fjalën fjala kalon në deputetin pasardhës. Nëse i referohemi asaj që është e drejta zakonore, asnjëherë nuk është ndërprerë debati nëse nuk është kryetari i partisë në seancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat