Vijojnë prej 2 ditësh kërkimet për minatorin në Bulqizë, flasin kolegët

Shqipëria

Vijojnë prej 2 ditësh kërkimet për minatorin në Bulqizë, flasin kolegët

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Vijojnë pa ndërprerje kërkimet për nxjerrjen e minatorit Muharrem Plaku 61-vjeç i mbetur ditën e djeshme në brendësi të një galerie në Zonën e Parë të Minierës së Bulqizës.

Në fakt shembja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, dhe deri tani kanë kaluar më shumë e 30 orë dhe ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Për nxjerrjen e tij po punojnë disa grupe punëtorësh të asistuar nga grupe të Avari Shpëtimit, RISHM-it, dhe AKSEM Agjensia Kombëtare e Sigurisë Minierave. Sipas tyre nxjerrja mund të kërkojë kohë pasi sasia e mineralit është shumë e madhe dhe ka bllokuar totalisht galerinë.

Sipas disa minatorëve, mbrapa kamerave tregojnë se kolegu i tyre Muharrem Plaku ka qenë specialist minierash, ai ka qenë në momentet e fundit duke përgatitur vrimat për të kryer shpërthimin me dinamit sipas rregullores. Edhe pse kanë kaluar dy ditë ende nuk është zbuluar shkaku i shembjes së kësaj galerie.

Specialistë të Avari Shpëtimit thonë se është shembur e gjithë zona  e “Dushkut” (emërtim teknik në galeri) ose mund të jetë shembur ndonjë nën-kat i plotë, pasi nga brendësia e galerisë nuk del mineral, por dhe plus inerte sipërfaqeje, ç’ka do të thotë se shembja është shumë e madhe.

Vështirësia më e madhe është sepse gryka e galerisë është shumë e ngushtë dhe e bën të pamundur të punojnë shpejt. Aty punohet nga dy punëtorë maksimumi duke u ndërruar shpesh dhe nxjerrin 2 deri 3 vagona material në orë. Minatorë të vjetër që njohin këto lloj shembjesh shprehen se kjo mund të zgjasë edhe me ditë si proces pastrimi.

Ata sërish theksojnë kushtet e sigurisë në galeri si shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Policia e Bulqizës e cila është në vend ngjarje prej 2 ditësh, ka marrë në pyetje administratorin e kompanisë  KADURTEX sh.p..k  dhe po pret nxjerrjen  e minatorit për të vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat