Programi i ri qeverisës, Ahmetaj: Parësore rimëkëmbja nga tërmeti dhe pandemia

Shqipëria

Programi i ri qeverisës, Ahmetaj: Parësore rimëkëmbja nga tërmeti dhe pandemia

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:53
Arben Ahmetaj

Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, u ndal te shtyllat që përmban programi i ri qeverisës.

Ai tha se pika kryesore është rimëkëmbja nga dy goditje të forta për vendin, si tërmeti dhe pandemia. Sa i përket turizmit, Ahmetaj tha se Shqipëria ka njohur rritje dhe është renditur si kampionia në Ballkan.

Duke folur për vaksinimin, ai tha se qeveria ka vendosur rreth 40 mln euro fonde, për vaksinat, ndërsa nënvizoi se brenda shtatorit do të përfundoi vaksinimi për personat mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

“Të nderuar kolegë deputetë. Pas 2 vitesh të vështira për vendin tonë, të goditura nga 2 fatkeqësi, si tërmeti dhe pandemia, mendimi i parë shkon për sfidat e rrezikshme dhe privilegjit të kësaj mazhorance, për të qenë në lartësinë e detyrës, për të shpërblyer qytetarët me të ardhme më të mirë. Shqipëria 20-30, do të jetë një vend me rritje ekonomike të qëndrueshme, falë një programi gjithëpërfshirës reformës, në infrastrukturë, shëndetësi, ekonomi, turizëm dhe manifakturë. Një vend me fëmijë fluent në anglisht, e cila do të vijojë e detyrueshme që në klasën e parë. I kemi hequr taksat biznesit të vogël. Jemi kampionë rajonal në turizëm me shërbime publike digjitale dhe si instrument anti-korrupsion. Me të rinj që gjejnë mundësi, kodimi është një shembull për të treguar vlerën e shtuar, sidomos për të rinjtë dhe të moshuarit në kategori në nevojë.

Mandati i tretë bazohet në planin tonë të punës, që bazohet, në rimëkëmbjen e vendit nga pandemia dhe tërmeti. Modernizim në ekonominë prodhuese, transportit dhe shërbimet. Familja si themel për të ndërtuar të ardhmen në shërbim të familjeve dhe të rinjve. Një shtet i fortë dhe me dinjitet në botë. Tërmeti dhe pandemia ishin dy goditje të forta. Askush nuk është i paprekshëm nga fatkeqësitë natyrore, por kjo mazhorancë tregoi që në kohë të vështira si ato që kaluam, shprehja më e lartë reflektohet në guxim për të bërë zgjedhje të vështira, për të përmbushur atë që është përgjegjësia kryesore e të gjithëve ne, për t’i dalë zot qytetarëve të vendit, qytetarëve tanë. Tkurrja e ekonomisë, për shkak të pandemisë, arriti kulmin në tre mujorin e dytë të vitit të kaluar. Për kujtesën tuaj në vitin 97-ë, ekonomia u tkurr.

Ndryshe nga atëherë falë ndërhyrjes së qeverisë, siç e patë në tremujorin e tretë, pamë një tremujor pozitiv dhe tremujori i parë i vitit 2021, shënoi rritjen më të madhe në rajon. Me gjasë viti 2021, do të mbyllet me një rritje në 8%. Mbi 83 mijë biznese. Dyfishuam ndihmën ekonomike, garantuam rimbursimin e barnave, falëm kamatëvonesat për mbi 200 mijë konsumatorë. Sot i kemi rifituar të gjitha vendet e punës që humbëm nga pandemia. Me gjithë tërmetin dhe pandeminë, pati një rritje modeste mbi 6 mijë të punësuar. Rimëkëmbja mbetet prioriteti i qeverisë ‘Rama 3’. Personat mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje kritike do të ketë mbaruar brenda shtatorit procesin e vaksinimit.

Janë vendosur rreth 40 mln dollarë për vaksina. Mbështesim sipërmarrjen, me ringritjen e tyre dhe më të fortë pas pandemisë. Turizmi shkëlqeu me numrat, është rekord që vazhdon ringritja dhe hapja e Shqipërisë ndaj turizmit bëri që shumë familje të kishin të ardhura dhe t’ia dilnin për sfidën e vështirë të pandemisë. Mbi 48 mijë familje kanë përfituar nga rindërtimi, procesi vijon dhe shumë familje do i bashkohen këtij numri”, tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat