Berisha kërkon falje para demokratëve: Më kanë thënë që s’e kemi dashur Bashën, e mbështesim prej doktorit!

Shqipëria

Berisha kërkon falje para demokratëve: Më kanë thënë që s’e kemi dashur Bashën, e mbështesim prej doktorit!

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 19:04
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka kërkuar sot një ndjesë publike demokratëve sa i takon mbështetjes për kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike! Nga mëngjesi në darkë takohem me demokratë, demokrate, drejtues të degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, demokratë të thjeshtë, papërjashtim, të gjithë më kanë thënë hapur në sy: Doktor ne atë nuk e kemi dashur, por ne atë e kemi mbështetur sepse e mbështet doktori. Mund tu duket çudi, por unë në këto përmasa, ua them me sinqeritet absolut nuk e njihja.

Unë i kisha mbyllur hesapet dhe punoja vetëm për interesa të PD-së. Në 8 vite nuk gjen me gishta e dorës nuk gjen me gishtat e dorës njerëz që unë ti kem promovuar në PD, përkundrazi ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kishin punuar apo bashkëpunuar me mua.

Unë asnjëherë nuk i thashë…Dakord do zgjedhë njerëzit e vet, do punojë me njerëzit e tij”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat