Çfarë do ndodhte me Bashën nëse nuk do përjashtonte Berishën? Kim: Pozicioni i SHBA ka qenë i qartë...

Shqipëria

Çfarë do ndodhte me Bashën nëse nuk do përjashtonte Berishën? Kim: Pozicioni i SHBA ka qenë i qartë...

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 19:18
Yuri Kim dhe Lulzim Basha

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka komentuar në një intervistë për Zërin e Amerikës zhvillimet e fundit në PD dhe përjashtimin e Sali Berishës, pas shpalljes “non grata” nga SHBA.

Por, a u detyrua Basha të përjashtonte Sali Berishën nga PD dhe çfarë do ndodhte nëse nuk do të ndërmerrte një vendim të tillë?

“Shikoni. Ky është një vend i lirë. Është një vend aleat në NATO dhe udhëheqësit duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e tyre. Pozicioni i SHBA ka qenë i qartë në lidhje me personat e përcaktuar dhe nuk kam gjë tjetër për të shtuar”, tha Yuri Kim për VOA.

Por a i ka kërkuar Basha informacion shtesë  SHBA-ve para se të merrte vendimin?

"Ka kërkuar publikisht. E kemi dëgjuar. Kemi parë edhe deklaratat nga të tjerë. Kur vjen fjala tek Qeveria e SHBA, për këto përcaktime ekziston një proces", deklaroi Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat