Makina përplas çiftin me motoçikletë

Shqipëria

Makina përplas çiftin me motoçikletë

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Një 60-vjeçare humbi jetën ndërsa i shoqi i saj mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në fshatin Dajç, ku automjeti tip "Benz" është përplasur me një  motoçikletë.

Si pasojë mbetën të plagosur shtetasja  L.D., 60 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në motoçikletë dhe bashkëshorti F.D., 62 vjeç.

Për shkak të plagëve të marra gruaja ndërroi jetë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa burri ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat