Bënte manovra të rrezikshme me ‘Benz’, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër

Shqipëria

Bënte manovra të rrezikshme me ‘Benz’, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një 44-vjeçar në Gjirokastër është vënë nën prangat e policisë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe nuk iu bind as urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në pranga u vu shtetasi J.H., 44-vjeç, i cili në lagjen ‘Granicë’ të Gjirokastrës duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ në gjendje të dehur kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu 44-vjeçari nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat