Gjykata shtyn vendimin për Fatmir Mediun

Shqipëria

Gjykata shtyn vendimin për Fatmir Mediun

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:53
Fatmir Mediu

Shtyhet vendimi për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme të Apelit.  Gazetari Ermal Vija raporton se shkak për shtyrjen është bërë mos njoftimi i ish-ministrit për seancën që do të shqyrtohej në dhomë këshillimi. Seanca e radhës më 24 shtator.

“Me referimin në parashikimin e pikës 1, shkronja b), të nenit 46 të ligjit 98/2016 si dhe, në interesin e treguar nga media, komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 17.09.2021, ora 10:00, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ishte planifikuar për t`u shqyrtuar në dhomë këshillimi çështja me nr. 212 akti, datë regjistrimi 03.09.2021, mbi ankimin e Prokurorit të Posaçëm dhe trashëgimtarëve të viktimës E.D., seancë e cila, sipas nenit 427/a pika 4 të K.Pr.Penale, u shty për të vijuar më datë 24.09.2021, ora 10:00, për shkak se njëra prej palëve, konkretisht z. F.M. nuk ka marrë dijeni rregullisht,” njofton gjykata.

Gjykata e Posaçme vendosi pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes në lidhje me shpërthimin në Gërdec, por ky vendim u ankimua në Apel nga SPAK. Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe tani është Gjykata e Posaçme e Apelit që po shqyrton kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij.

Ndërkohë, më herët çështja ndaj Mediut është pushuar nga Gjykata e Lartë në vitin 2009. Por në shkurt të këtij viti, SPAK kërkoi rihapjen e hetimeve për ish-ministrin, pas kallëzimit të bërë nga familja Durda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat