Të rinjtë dhe të pavaksinuarit mbushin spitalet COVID

Shqipëria

Të rinjtë dhe të pavaksinuarit mbushin spitalet COVID

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Dy spitalet Covid në Tiranë po shkojnë drejt mbushjes. Numri i të shtruarve i ka kaluar 200 ndërkohë që mesatarisht në “Infektiv” dhe tek ish kirurgjitë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” paraqiten 30 urgjenca në 24 orë.

Javët e fundit infeksionistja Elda Qyra shprehet se po përballen me një numër të lartë të shtruarish në moshë të re dhe të pavaksinuar.

Pacientët tregon mjekja po paraqiten në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Bashkë me të prekurit javët e fundit është shtuar dhe numri i humbjeve të jetës prej Covid 19 mes tyre ka pasur dhe pacientë të vaksinuar. Mjekja tregon arsyet se pse këta të fundit nuk kanë mundur ti mbijetojnë sëmundjes.

Viktimat prej Covid 19 prej rreth një javë e gjysmë nuk kanë zbritur nën 4 persona duke e çuar numrin zyrtar të humbjeve të jetëve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë në më shumë se 2560 vetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat