Plagosi me thikë 3 persona dhe kanosi një femër, arrestohet 21-vjeçari

Shqipëria

Plagosi me thikë 3 persona dhe kanosi një femër, arrestohet 21-vjeçari

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 21-vjeçar i cili kishte plagosur 3 persona me thikë.

Ky person ka plagosur për motive të dobëta këta 3 persona, si dhe ka kanosur shtetasen R. Sh.,  për t’i marrë një sasi vlere monetare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë ndaluan për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta",  "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", shtetasin e shpallur në kërkim B. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Krujë.

Ky shtetas, më datë 27.08.2021, ka plagosur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasit B. V., D. V. dhe M. V. Gjithashtu, ky shtetas, më datë 10.09.2021 dyshohet se ka kanosur shtetasen R. Sh.,  për t’i marrë një sasi vlere monetare.” – njofton policia.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat