Shqipëri, kërkime për viktimat e regjimit komunist

Shqipëria

Shqipëri, kërkime për viktimat e regjimit komunist

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Dokumente të shqyrtuara së fundi nga Autoriteteti i Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit flasin për një numër të lartë të pushkatuarish dhe të burgosurish politikë në zonat kufitare të Gjirokastrës dhe Sarandës, në kufi me Greqinë. Sipas studiuesve nga lista e personave që u ekzekutuan me apo pa gjyq bie në sy numri i lartë i grave që u pushkatuan gjatë regjimit komunist. Studiuesit thonë se do të kërkohen hulumtime të mëtejshme sidomos për të pagjeturit që humbën jetën në burgje apo u ekzekutuan.

Zonat kufitare të Shqipërisë me Greqinë në Gjirokastër dhe në Sarandë njohën gjatë regjimit komunist një persekutim të egër me egzekutime, burgosje politike dhe përndjekje të familjeve.

Jorgo Masho nga Sofratika e Gjirokastrës, ish i burgosur politik, thotë se se vetëm në rrethin e Gjirokastrës janë mbi 600 të burgosur politikë dhe rreth 200 të pushkatuar me dhe pa gjyq mes të cilëve 11 gra, gjatë regjimit komunist.

“Vetëm në rrethin e Gjirokastrës janë 603 të burgosur politikë të dënuar ndërsa në zonnë e Dropullit janë 274 të burgosur. Një pjesë e tyre janë pushkatuar. Në rrethin e Gjirokastrës janë204 persona të pushkatuar, ndërsa në zonën e Dropullit janë 49 të pushkatuar mes të cilëve 11 gra", thotë ai.

Ajo që bie në sy nga hulumtimet më të fundit në dokumente është numri i lartë i grave të pushkatuara thotë për Zërin e Amerikës, Ardita Repishti nga Autoriteti i Dosjeve.

“Sipas listave që ne zotërojmë në këtë moment numri i tyre është tejet i lartë . Ka 20 gra që kanë humbur jetën në burg , trupat e të cilave nuk kanë sot familjarët dhe të pakëtn 92 të tjera , të cilat janë të dënuara dhe të egzektuara. Shumë prej tyre janë nga pakica greke në Gjirokastër dhe në Sarandë, shumë prej tyre të cilësuara agjente dhe të pushkatuara me vendim gjyqi”, thotë zonja Repishti.

Sipas saj nevjiten hulumtime të mëtejshme për fatin e këtyre grave dhe familjeve të tyre .

“Janë objekt i hulumtimeve të mëtejshme të Autoritetit të Dosjeve për të zbuluar përtej faktit se cfarë ndodhi me gratë e dënuara, me familjet e tyre të copëtuara, mënyra se si ato u përndoqën dhesi vazhduan të ndëshkoheshin nga regjimi komunist", thotë ajo.

Zonja Repishti thotë se periudha më e egër e ndëshkimeve ka qenë në vitet e para të instalimit të pushterit komunist.

“Sipas dokumenteve që ne i shohim vitet e para të instalimit të pushtetit kanë qenë më të ashpra .Për këto vite për fat të keq shohim mungesë dokumentacioni sepse shumë gjëra nuk i gjen të shkruara në letër”.

Ndërsa Jorog Masho thotë se persekutimet më të mëdha në zonat kufitare në Dropull u vunë re në në vitet 45 -46.

“Një pjesë e fillimit të 45 dhe 46 që shteti këkronte të mblidhte florninjtë nga shetas të ndryshëm minoritarë grekë të ciëlt kanë qenë marrë me tregëti dhe duke mos arritur t`ua gjejnë i kanë marrë, i kanë akzuaur, një pjesë tjetër pastaj të atyre që ishin në zonat kufitare si bashkëpuntorë të atyre njerëzve që arratiseshin në vitet 45-46", thotë zoti Masho.

Shumë familje në zonat kufitare të Shqipërisë me Greqinë kanë emigruar pas përmbysjes së regjimit komunist dhe nuk kanë mundur ti kërkojnë eshtrat e familjarëve të tyre që u vranë apo humbën jetën në burgje./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat